Kylian Mbappe është një nga zbulimet e këtij sezoni. Sulmuesi i ri i Monacos është një golashënues i lindur, duke ndihmuar ekipin e tij të synojë titullin në Francë dhe të jetë ende në garë në Champions.

Mbappe në këtë mënyrë po tërheq vëmendjen e klubeve të njohur si Real Madrid apo Manchester City. Më shumë se 100 milionë euro janë gati të paguajnë për ta afruar në merkaton e verës.

Një përforcim i me vlerë edhe pse me një shumë të lartë, pasi është vetëm 18-vjeçar. Manchester City sipas faqes së njohur

Goal.com

e ka kërkuar edhe vitin e kaluar, por drejtuesit e Monacos nuk deshën ta largonin.

Kylian Mbappe ka shënuar 21 gola në këtë sezon me Monaco duke u kthyer në pikë referimi për sukseset e ekipit francez.

Tv Klan