Trupi i 25 – vjeçares Elidona Demiraj që u vra në Angli nga bashkëshorti i saj, ka mbërritur në Shqipëri.

Lajmin për mbërritjen e trupit të pajetë të Elidonës e ka njoftuar babai i saj, Halil Demiraj, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook.

Në postimin e bërë, ai shkruan:

“Të dashur shokë, miq e të afërm të familjes tonë.

Ju, të nderuar që po jetoni me dhimbjen tonë tash 5 javë ditë, ju njoftojmë mbërritjen e trupit të vajzës tonë, Elidona Demiraj në Shqipëri, sot dt.4 Mars ora 14 : 30.

Varrimi do të bëhet nesër, dt.05 Mars, të shtunën në orën 13:00 në Fshatin Begaj,Tropojë. Me respekt Halil Demiraj”

31 Janar 2016 –  Historia tragjike e vrasjes së Elidona Demirajt

Arben Rexha , ose siç njihet ndryshe Lulzim Qeleposhi, 31 – vjeç vrau bashëkshorten e tij Elidona Demiraj, mbrëmjen e 31 Janarit në Islington, në periferi të Londrës.

Babai i vajzës duke hedhur dritë mbi ngjarjen, ka dhënë disa detaje lidhur me ditët e fundit të jetës së vajzës së tij.

image-3d9298a71c756dde923aaaa20d249beaa188d70bab5b740ad50f5ee7fd327546-V

Halil Demiraj përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se dhëndri tre ditë para ngjarjes e kishte paralajmëruar se do ndahej nga Elidona, sepse e kishte ofenduar 2- 3 herë dhe asgjë tjetër.

Ai i kishte thënë gjithashtu se vazja e tij mund të rrinte në shtëpi deri të nesërmen, në orën 8 dhe pastaj mund të shkonte ku të donte.

Demiraj thotë se një mik i shtëpisë e strehoi më pas vajzën. Por bashkëshorti i saj, ishte rikthyer i penduar për t’u pajtuar me vajzën dhe ia kishte arritur qëllimit.

image-2f5b6379a06c9129f63db30e3e691882a2000354b9aa7dd0acdceb4ae1434325-V

Vajza ishte kthyer në shtëpi me 29 janar pas lutjeve të Lulzim Qeleposhit. Më 30 janar, një ditë përpara vrasjes, Qeleposhi ishte sëmurë dhe Elidona i kishte shërbyer dhe e kishte shoqëruar në spital. Më 31 Janar ata kanë përgatitur plaçkat për të ndërruar shtëpinë, por atë natë Qeleposhi e kishte masakruar bashkëshorten 25 – vjeçare me thikë. Policia e arrestoi në flagrancë, e njoftuar nga disa fqinj që kishin dëgjuar thirrjet e vajzës për ndihmë./tvklan.al