shperthimiProkuroria e Vlorës mbetet ende larg zbrdhjes së autorëve dhe motiveve që çuan në ekzutimin e biznesmenit Isuf Brahimaj. Bashkë me dëshmitë e rrethit të ngushtë familjar dhe shoqërorë, prokurorët e çështjes kanë mundur të marrin edhe dëshminë e 19 vjeçares Ornela Gjini që gjendej në makinë me viktimën në momentin e atentatit.

Por edhe në këtë rast prokurorët skanë mundur të zbulojnë më shumë detaje dhe rrethana.

19 vjeçarja e cila mbeti e plagosur rëndë në atentatin e 28 gushit edhe pse në gjendje të rëndë , ka mundur të flasë vetëm pak fjalë për llogari të hetuesve.

Sipas prokurorëve ajo ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë rreth asaj dite dhe se me viktimën kishte rreth 2 vjet e lidhur. Në asnjë rast ajo nuk ka deklaruar se ndihej e rrezikuar nga ndonjë sulm fizik.

Për prokurorët motivet mbeten ende të paqarta, ndonëse pista ku janë përqendruar hetimet është ajo e larjes së hesapeve.  Hetimet janë përqendruar dhe në faktin se një ekzekutim i tillë i bujshëm, është porositur nga jashtë vendit për shkak të konflikteve që ka pasur viktima dhe një prej vëllezërve Brahimaj.

Prokurorët thanë se nuk dinë ende vendodhjen e Bashkim Brahimajt, vëllait të viktimës i cili kohë më parë ka bërë në polici denoncime për marrjen e telefonatave që e kërcënonin atë me jetë.

Nq duart e prokurorëve janë të gjitha pamjet filmike që janë siguruar nga kamerat e bizneseve në vend-ngjarje por edhe ato pranë hotelit ku ka kaluar orët e fundit biznesmeni 42 vjeçarë.

Në 2 vjet ndaj vëllezërve Brahimaj u bënë 3 atentate. Në dy të parat vëllezërit mundën të shpëtojnë pa pasoja të rënda, për tu përmbushur me ekzekutimin e  28 gushtit me shpërthimin në erë të automjetit të Isuf Brahimajt, në sediljen e të cilit ishte vendosur më shumë se 500 gr tritol C4.

TV KLAN