Eduard Shalsi, deputeti socialist që inicioi rikthimin me ligj të import të mbetjeve pranon se ai mund të ketë nevojë për amendime. Kthimi për rishqyrtim në Parlament i ligjit nga Presidenti duket se po shërben për maxhorancën si moment reflektimi për të ndryshuar ligjin aq të kontestuar nga Shoqëria Civile.

Dhe këtë fakt kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist e kanë pohuar pas takimit të gjatë që patën me përfaqësues te Aleancës Kundër Importit të plehrave.

Përfaqësuesit e AKIP morën mbështetjen e plotë te kryedemokratit Lulzim Basha, për çdo lëvizje që do te ndërmarrin kundër ligjit.

Madje Basha shkon dhe me tej, ai propozon që deri në mbajtjen e referendumit kundër ligjit të importit të mbetjeve të ketë një moratorium për ndalimin e tyre, ndërsa nuk ndalet në akuzat që i bën kryeministrit Edi Rama.

Edhe Grupi Parlamentar i LSI e ka vlerësuar një ditë më parë pas takimit me AKIP se dekreti i Presidentit mund të shërbejë si një moment për të dëgjuar kërkesat e tyre, por pa saktësuar nëse duhet amenduar apo rrezuar ligji në fjalë./ TV KLAN