Me mbështetjen e qeverisë gjermane, vitin që vjen pritet të nis implementimin projekti për Menaxhimin e mbetjeve të ngurta në qytetin e Vlorës . Marrëveshja është firmosur nga Ministria e Financave dhe KFW.

Arben Ahmetaj, Ministër i Financave: 

Përmirëson të gjithë zinxhirin e mbetjeve të ngurta. Që nga landfilli, sistemi mbledhjes së gazrave, impianti i trajtimit të ujërave të ndotura nga mbetjet, impianti i ndarjes së mbetjeve të riciklueshme.  Do të furnizohen makineri dhe pajisje për pastrimin e rrugëve, për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve.

Ahmetaj tha se me anë të këtij projekti mbështetet strategjia kombëtare e mbetjeve sipas standardeve BE dhe përmirësohen  kushtet e jetesës së popullsisë dhe kushtet mjedisore.  Këto investime pritet të përfundojnë brenda vitit 2021./ TV KLAN