17 hektarë tokë është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh. 4 kilometra nga qendra e Durrësit, fusha e depozitimit në Porto Romano është kthyer në makth për banorët.

Tonelata me mbetje urbane të Durrësit, fshatrave përreth dhe Kavajës hidhen në ketë terren të hapur. Mbetjet asgjësohen me anë të djegies duke shkaktuar një ndotje masive të ajrit më të gjithë zonën.

Në ketë hapësirë nuk behet asnjë selektim apo trajtim i mbetjeve. Kjo ndot jo vetëm ajrin, por edhe nëntokën.

Bashkia e Durrësit thotë se ka një projekt për ndërtimin e një ladfilli  të përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve, por ende nuk e kanë  vënë në zbatim, pasi po studiohet terreni më i përshtatshëm ku duhet të ndërtohet.

Deri atëherë qytetarëve nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të jetojnë mes plehrave që digjen në një terren të hapur dhe në temperatura që sa vijnë e rriten.

Tv Klan