Sazan GuriNjë ditë pasi televizioni Klan transmetoi pamjet skandaloze të liqenit të Fierzës, i mbuluar nga plehrat dhe mbetjet plastike ambjentalistët japin alarmin se situata mjedisore në këtë basen ujor është katastrofale dhe me pasoja për banorët e këtyre zonave.

Por liqeni i Fierzës nuk është e vemtja vatër e nxehtë  mjedisore  apo bombë ekologjike që e rendit Shqipërinë ndër vendet më të ndotura në planet.

Ambjentalistët thonë se Bashkitë, Komunat dhe institucionet e tjera përgjegjëse duhet të marrin masa konkrete dhe të mos fshihen pas fushatave të sensibilizimit, ndërsa i kërkojnë organeve kompetente të vënë para ligjit personat përgjegjës për këtë situatë.

Ambjentalisti Sazan Guri thotë se situata e rëndë mjedisore  po cënon seriozisht imazhin turistik të vendit. Është pak të thuhet se është një gjëndje skandaloze, është një katastrofë mjedisore me dëme të konsiderueshme për resurset natyrore të zonës.

TV KLAN