Mbi 5 orë për të marrë një kartë shëndeti.  Për banorët e poliklinikes Nr 1 në kryeqytet, marrja e këtij dokumenti është kthyer në një mankth të vërtetë pasi janë detyruar të presin në rradhë me orë të tëra. Ata shprehen se kanë janë paraqitur dy apo tre herë për të marrë kartën e shëndetit, por janë larguar për shkak të rradhëve të gjata që arrinin deri në hyrje të poliklinikës.

Qytetarët kërkojnë shtimin e sporteleve pasi një i vetëm nuk mund të përballojë fluksin.

Sipas vendimit të Fondit të Sigurimeve shëndetësore, të gjithë qytetarët duhet të pajisen me kartë shëndetësore deri në 30 prill. Pas kësaj date librezat shëndetësore do të quhen të pavlefshme.

Tv Klan