kobane12Bombardimet ajrore amerikane përreth zonës ku ndodhet qyteti i Kobanit në kufirin siriano-turk i ka marrë jetën më shumë se 550 personave.

Shifrat janë publikuar nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit më shumë se 520 prej viktimave janë luftëtarë xhihadistë të Shtetit Islamik dhe militantë të rrymave të tjera.

Në terren luftimet vijojnë të ashpra dhe sipas njoftimeve më të fundit, mbrojtësit kurdë të qytetit, kanë rimarrë kontrollin e një pike strategjike rreth 4 kilometra në perëndim të tij.

Ata janë mbështetur në luftimet e fundit edhe nga njësi të Ushtrisë së Lirë Siriane, grup kundërshtar me xhihadistët.

Edhe bombardimet amerikane nga ajri janë intesifikuar gjithashtu.

Nga ana tjetër, nuk dihet ende se kur do të mbërrijnë përforcimet e kurdëve të Irakut për bashkëkombasit e tyre në Siri, sipas vendimit të Ankarasë për të lejuar kalimin e tyre në territorin turk.

Tv Klan