Ministria e Mjedisit ka marrë përsipër të zbusë katastrofën mjedisore të krijuar në pyjet e zonës së Beratit, ku përveç prerjeve të paligjshme të pemëve, ka ndikuar dhe zjarrëvëniet e qëllimshme.

5 mijë pisha të egra u mbollën përgjatë një sipërfaqeje prej dy hektarësh, pranë lagjes muzeale të Goricës, ku morën pjesë dhe Kryeministri dhe Ministri i Mjedisit, që vlerësojnë shumë të rëndësishme këtë proces, si dhe moratoriumin 10 – vjeçar për pyjet.

Në vetëm shtatë vjet janë prerë dhe djegur qëllimisht rreth 17% e fondit pyjor në vend, ndërsa janë dhënë afro 2 600 leje abuzive për shfrytëzimin e pyjeve.

Tv Klan