2800 persona do të punësohen në sektorin e energjitikës dhe turizmit falë 250 milionë eurove investime. Të dhënat janë bërë publike nga Zv/Kryeministri, Niko Peleshi pas mbledhjes të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Peleshi tha se miratimi i Reformës në Drejtësi ka rritur besimin tek investitorët vendas dhe të huaj.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit Peleshi tha se tashmë është miratuar një Plani i Zhvillimit Kombëtar, ndërsa brenda pak javësh 31 bashkitë në vend do të miratojnë Planet e Përgjithshme Vendore që do të hapin një perspektivë tjetër zhvillimi për vendin.

Tv Klan