Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor, organizoi një takim rajonal në ditën e rinisë me ministrat dhe përfaqësuesit e institucioneve të rajonit përgjegjëse për rininë dhe arsimin.

Këtij organizimi iu bashkua dhe ministrja italiane për Politikat Rinore, Fabiana Dadone, duke theksuar njëzëri qasjen europiane të të rinjve të rajonit.

Ky takim me fokus të rinjtë, theksoi nevojën për bashkërendim të politikave dhe një bashkëpunim të ngushtë rajonal në fushën e rinisë.

E bindur që tryeza të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen dhe  shpresëplotë që rezultate të prekshme do të arrihen për të rinjtë e rajonit”, u shpreh ministrja Muzhaqi.  /tvklan.al