Në takimin e parë me Këshillin Kombëtar të Shoqërisë Civile, Ministri i mirëqenies Sociale, Blendi Klosi shigjetoi opozitën. Sipas tij, bojkoti i saj favorizon oponencën e shoqërisë.

“Reforma në drejtësi, reformat ekonomike, reformat e thella sociale, janë procese që presin oponencën e shoqërisë civile. Pa dashur ta politizoj, por në kushtet kur edhe opozita e sotme nuk ka alternative konkrete sesi gjërat mund të bëhen më mirë, por vijon të jetë në bojkot të herë pas hershëm, është shoqëria civile që forcon rolin e saj”.

Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile, përbëhet nga 27 anëtarë, nga të cilët 13 përfaqësues të institucioneve publike, 13 përfaqësues të OJF-ve dhe 1 përfaqësues nga komuniteti i biznesit, anëtar i Këshillit Ekonomik Kombëtar. Këtij këshilli do t’i kërkohet mendimi ndryshe në çështje të rëndësishme të aktualitetit./ TV KLAN