nasip nacoMinistri i Drejtësisë Nasip Naço i ka bërë thirrje opozitës të bëhet pjesë e reformës në drejtësi, duke zënë vendet e saj në komisionin parlamentar të angazhuar për këtë proces, i mbledhur për herë të dytë që pas konstituimit të tij në dhjetor të vitit të kaluar.

Një reformë që siç tha ai kërkon gjithpërfshirje të opozitës dhe ekspertizën më të mirë ndërkombëtare.

Të njëtën thirrje adresuan edhe deputetët e maxhorancës, anëtarë të komisionit të reformës në drejtësi, gjatë miratimit të kalendarit të punimeve, në axhendën e të cilit përveç konsultave me ekspertë të institucioneve të drejtësisë dhe atë të Presidencës, javën e ardhshme është parashikuar edhe një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias, i cili pritet të zhvillojë një vizitë në Tiranë.

Më 6 tetor të vitit të kaluar Presidenti i Republikës Bujar Nishani, organizoi tryezën e parë për reformën në drejtësi, duke e konsideruar një proces që duhet të jetë i pavarur nga politika, gjithpërfshirëse, e mbështetetur në parimin kushtetues dhe e udhehequr nga Komisioni i Venecias.

Tv Klan