ParlamentZbatimi i marrëveshjes maxhorancë – opozitë, e arritur në dhjetor të vitit të kaluar me ndërmjetësimin e dy eurodeputetëve Kukan e Flekenshtejn ishte në qendër të konferencës së kryetarëve.

Në të parën mbledhje përpra nisjes së sesionit të ri parlamentar, demokratët kërkuan ngritjen sa më parë të dy komisioneve të posaçme, atë  për dekriminalizimin dhe zbatimin e vendimeve të gjykatës kushtetuese.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka kërkoi edhe shtyrjen e mandatit të dy komisioneve hetimore, të ngitura tashmë nga Kuvendi, për hetimin e serverave të Tatimeve dhe për punësimet në administratën shtetërore.

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit është përfshirë edhe dekreti i Presidentit të Republikës, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Gjykatën e Lartë.

Tv Klan