Policia ka asgjësuar 159 fidanë kanabis në fshatin në Mafsheq, Krujë.

Sipas burimeve policore në pranga ka rënë  Xhafer Basha 59 – vjeç, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, i janë gjetur  159 fidanë kanabis.

Gjithashtu ka nisur procedimin penal për Kryeplakun e fshatit me inicialet G.F.  53 – vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme./tvklan.al