Familja mbretërore është një brand i vërtetë që mbush kasat e shtetit me të paktën 2 miliardë Euro në vit. Nga këto 550 milionë mbërrijnë nga sektori turistik.

Ndërsa shpënzimet vjetore të Shtëpisë Windsor ndalen në rreth 295 milionë Euro. Shpenzimet kryesore janë për mirëmbajtjen e rezidencës, pagat e personelit ndihmës dhe shpenzimet e udhëtimeve për krerët e shteteve.

Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe marketingut, monarkia ka rifituar karizmën universal duke u shndërruar në një marke ose brand të fuqishëm që ofron avantazhe tregtare e ekonomike të gjitha kompanive dhe institucioneve që janë të lidhura me të.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Brand Finance, vlera totale e famlijes mbretërore angleze është 75 miliardë Euro.

Burimi: Klan Plus