Një studim i ri konfirmon atë që prindërit tashmë e dinë: brenda lodrave plastike të fëmijëve ka plot mikrobe.

Është fjala më specifikisht për rosakët që prindërit përdorin kur lajnë bebet, të cilët shërbejnë për të bërë dushin më argëtues.

Zakonisht ata janë të mbushur me papastërti dhe plot baktere të këqija. Dhe këto nuk janë dhe aq të padëmshme.

Studim i ri i botuar këtë javë në revistën NPJ Biofilms dhe Microbiomes, thotë se lodrat e përdorura për banjot e bebeve mbushen me baktere të frikshme, si Bradyrhizobium, Agrobacterium, Caulobacter dhe Sphingomonas. Këto baktere zakonisht mund të shkaktojnë infeksione të syrit dhe të veshit tek njerëzit.

Në studim, shkencëtarët testuan 19 lodra të ndryshme dhe zbuluan se lodrat plastike dhe uji i papastër është një mjedis shumë i favorshëm i mikrobeve.

Problemi kryesor, thotë studiuesi kryesor Frederik Hammes, është përbërja e plastikës plot me kimikate.

“Të gjitha këto materiale të buta plastike kanë zbutës të quajtur plasticizers në to për t’i bërë ato më fleksibël”, tha për CNN Hammes, i cili zhvilloi studimin me pesë shkencëtarë të tjerë në Institutin Federal të Shkencës dhe Teknologjisë.

Mikrobet e gjendura në lodrat e ujit shkaktojnë infeksione të rrezikshme te fëmijët, prandaj është e këshillueshme që ata të shmangen plotësisht./tvklan.al