martesa pas femijesJu kujtohet koha kur ju dhe bashkëshorti juaj kalonit orë të gjata nëpër club-e, apo zgjoheshit në 3 të drekës e kalonit gjithë ditën sëbashku? Me shumë mundësi mund të jetë bërë kohë e gjatë që nuk i kujtoni këto momente, por studiuesit thonë se është e rëndësishme që ju të mbani dashurinë tuaj gjallë edhe pas lindjes së fëmijës.

Ja 5 mënyrat që do t’ja u lehtësojnë këtë fakt:

1- Mos e thërrisni njëri – tjetrin “Mami” dhe “Babi”.

Pas lindjes së fëmijës së parë prindërit fillojnë thërrasin njëri – tjetrin “mami” dhe “babi” për hir të fëmijës. Mos e bëni më këtë! Është mirë për fëmijët tuaj të kuptojnë se ju keni tjetër rol në jetën e njëri – tjetrit. Vazhdoni thërriteni partnerin me përkëdheli ashtu si kur ishit të rinj, ose ndoshta edhe me emrin e vertetë, por kurrësesi “mami” dhe “babi”.

2- Mos i harroni hobet tuaja

Pas lindjes së fëmijës shpesh prindërit harrojnë të ndjekin hobet e tyre të rinisë, gjë e cila nuk është aspak e mirë. Mos i lini pas dore edhe në fazën kur ju duhet të rrisni fëmijët tuaj dhe duhet t’i përkushtoheni familjes. Lërini kohë vetes suaj që të dilni për të bërë blerje, për të luajtur, argëtuar me miqtë, etj.

3- Mos harroni puthjet!

Puthjet dhe format e tjera që tregojnë afeksion fizik ndaj njëri – tjetrit nuk duhet t’i shmangni asnjëherë. Disa prindër mendojnë se të puthen në sy të fëmijëve nuk është gjë e mirë, por gabojnë. Kur fëmijët shohin prindërit e tyre të lumtur, e që shkëmbejnë dashuri me njëri – tjetrin janë më të lumtur se edhe ju vetë.

4- Shfaqni afeksion në një mënyrë tjetër

Tani që fëmijët tuaj kanë ardhur në jetë ka plot mënyra të tjera për të treguar afeksionin, vlerësimin dhe dashurinë midis njëri – tjetrit. Jepini njëri – tjetrit kohë edhe për veten. Nëse bashkëshorti juaj punon me orë të gjata, në fundjavë jepini kohë të qëndrojë vetëm. Merrni fëmijët tuaj dhe shkoni diku për tu argëtuar ndërsa ai kalon disa orë në gjumë. Apo nëse bashkëshortja juaj punon për një kohë të gjatë, surprizojeni atë duke i dhuruar në fundjavë një udhëtim me miken e saj të ngushtë.

5- Dilni në darkë!

Të dilni darkave dhe të tjera si këto janë shumë të rëndësishme për martesën tuaj. Nëse ju keni miq të tjerë me fëmijë, apo prindërit tuaj jetojnë pranë jush, nuk ka asgjë të keqe të kaloni pak kohë me partnerin, ndërkohë që miqtë apo prindërit tuaj kujdesen për të vegjëlit. Jo vetëm që do ta doni partnerin tuaj edhe më shumë, por do të vlerësoni edhe fëmijët tuaj më shumë pasi ju kanë munguar gjatë gjithë natës.

K.P