Australia-Malajzia dhe Kina kanë pezulluar kërkimet për avionin e zhdukur rreth 3 vite më parë të “Malaysia Airlines”. Vendimi erdhi pas kërkimeve të gjata në mbi 120 mijë km katrorë të oqeanit Indian, ku mendohej se kishte rënë avioni i fluturimit MH370.

Përgjatë kohës se kërkimeve intensive, por edhe të vështira, janë arritur të gjenden vetëm tre pjesë të avionit.

Edhe pse mbetet serish shprese që në të ardhmen do të mund të zbulohen të dhëna të reja, një raport nga Australia nëntorin e kaluar supozonte se avioni ishte përplasur me shpjetësi të madhe me sipërfaqen e oqeanit Indian pas përfundimit të karburantit.

2800

Avioni Malaysia Airlines, MH370 u zhduk papritur në mars të vitit 2014, ndërsa fluturonte nga Kuala Lumpur në Pekin me 239 pasagjerë dhe ekuipazhin në bord.

Tv Klan