Është mbyllur në barazim 1 – 1 sfida e “San Siro”-s, Inter – Roma. El Shaarawy shënoi fillimisht për miqtë.

Ndërsa Vecino barazoi rezultatin në minutat e fundit për zikaltërit.

Milan ia doli të marrë 3 pikët në fushën e Cagliari. Kessie me 2 gola të realizuar vendosi fitoren me përmbysje të ekipit të Gatussos. Sukses për Lazion që mundi thellë 5 – 1 Chievon. Triumfi i ekipit ku aktivizohet edhe Thomas Strakosha e ngjit në vendin e tretë me pikë të barabarta me Inter.

Napoli nuk ndalet duke fituar edhe në fushën e Atalantas. Ekipi i Elseid Hysajt triumfoi me rezultatin 1 – 0 ndaj atij të Etrit Berishës në sfidën e mesditës. Portieri i Kombëtares edhe pse shpëtoi në disa raste vendasit nga goli u dorëzua në minutën e 65’. Mertens realizoi për napolitanët. Ky sukses e mban Napoli në vendin e parë, që nuk e rrezikojnë edhe në rast të një fitoreje të Juventus me Genoa të hënën në mbrëmje.

Tv Klan