Qytete të tjera kanë përfunduar procesin e numërimit të votave. Referuar Komisionit Qendror të zgjedhjeve qyetet ku janë mbyllur numërimet e votave pas orës 18:00 janë, Kamëz, Devoll, Mallakastër, Himarë dhe Përmet. 

Kamëz

Devoll

 

Përmet

Mallakastër

Himarë

Ora 14:00

Ka përfunduar procesi i numërimit të kutive të votimit në këto qytete:

Rrogozhina e Qarkut Tiranë, Përrenjësi dhe Belshi në qarkun e Elbasanit. Ndërsa në rrethin e Korçës ka përfunduar numërimi në Kolonjë dhe Pustec.

Belsh 

Përrenjas

Rrogozhinë

Kolonjë

Putstec

 

 

Ora 12: 00

Një tjetër qytet ka përfunduar numërimin e votave në qarkun e Kukësit. Tropoja ka mbyllur këtë proces ku partia fituese është ajo demokratike me 6240 vota. E dyta renditet PS me 3363 vota dhe forca e tretë LSI me 729 vota. 

Tropoja

Ora 11:30 

Skraparit ka përfunduar procesin e numërimit të fletëve të votimit për zgjedhjet parlamentare 2017.

Në këtë zonë LSI është dominonte dhe ka fituar me 4335 vota, e ndjekur nga PS me 2937 vota, ndërsa PD ka marrë vetëm 460 vota.

Skrapari

Ora 11:09

Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në njësitë administrative Klos, Suç dhe Xibër të qarkut Dibër. Gjithashtu procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Selenicë të Vlorës.

Klos

Suç -njësia administrative

Xibër  – njësia administrative

Gjithashtu procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Selenicë të Vlorës.

Selenicë – njësia administrative

Ora 10:50

Delvina është një tjeter qytet ku ka përfunduar numërimi i votave. PS  ka marrë 2763 vota, LSI 2104 vota dhe PD renditet e treta me 980 vota.

Delvina

 

 

Ora 10:20

Has

Ka përfunduar para pak çastesh numërimi i kutive të votimit në qytetin e Hasit në qarkun e Kukësit.

Nga numërim i votave udhëheq Partia Demokratike me 50.23%, ndiqet nga PS me 41.87% dhe në vendin e tretë nga LSI 5.59%./

/tvklan.al