Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në Qarkun e Fierit, ku Partia Socialiste doli forcë e parë, me 57.05% të votave ose me 104.350 vota.

E dyta renditet Partia Demokratike, me 25.66% të votave ose me 46.929  vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim me  11.81% të votave ose me 21.598  vota.

Nga 16 mandatet që do të dërgojë Fieri në parlamentin e ri të Shqipërisë, Partia Socialiste do të ketë 10 deputetë, Partia Demokratike 4 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 2.

PS 10 mandate

Erion Braçe

Adelina Rista

Bashkim Fino

Ismet Beqiri

Antoneta Dhima

Bujar Çela

Tatjana Pirro

Anduel Gjini

Gramoz Ruçi

Xhevit Bushi

PD 4 mandate

Enkeleid Alibeaj

Genc Pollo

Myslym Murrizi

Luan Baci

LSI –  2 mandate

Petrit Vasili

Robert Bitri

/tvklan.al