Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste doli forcë e parë, me 48.39 % të votave ose me 62.787 vota.

E dyta renditet Partia Demokratike, me 32,41 % të votave ose me 42.053 vota  dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim me 15,02 % të votave ose me 19.465 vota.

Nga 11 mandatet që do të dërgojë Korça në parlamentin e ri të Shqipërisë, Partia Socialiste do të ketë 6 deputetë, Partia Demokratike 4 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1.

PS – 6 mandate

  1. Niko Peleshi
  2. Eduart Shalsi
  3. Elisa Spiropali
  4. Ilirian Pendavinj
  5. Ilir Xhakolli
  6. Edlira Bode

PD – 4 mandate

  1. Valentina Duka
  2. Ervin Salianji
  3. Hekuran Hoxholli
  4. Klevis Balliu

LSI –  1 mandat

  1. Edmond Panariti

/tvklan.al