Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në Qarkun e Vlorës, ku Partia Socialiste doli forcë e parë, me 59.77 % të votave ose me 65,212  vota.

E dyta renditet Partia Demokratike, me 20.69 % të votave ose me 22,574 vota dhe e treta, Lëvizja Socialiste për Integrim me 11,35 % të votave ose me 12.387 vota.

Nga 12 mandatet që do të dërgojë Vlora në parlamentin e ri të Shqipërisë, Partia Socialiste do të ketë 8 deputetë, Partia Demokratike 3 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1.

PS – 8 mandate

1 – Damian Gjiknuri

2- Vilma Bello

3 – Alket Hyseni

4 – Vullnet Sinaj

5 – Andrea Marto

6 – Edi Rama

7 – Edmond Leka

8 – Fatmir Velaj

PD 3 mandate

1 – Agron Shehaj

2 – Nadire Mecorapja

3 – Vangjel Dule

LSI 1 mandate

1 – Shezai Rrokaj

/tvklan.al