tregtaret-protesteTregëtarët e ish-Uzinës Dinamo kanë protestuar orët e para të mëngjesit të sotëm, duke kërkuar që tregu ku ato ushtrojnë aktivitetin e tyre të mos mbyllet.

Gjithashtu ata kanë shprehur shqetësimin se kampionët me produkte që ata shesin janë bllokuar përpara tregur nga policia dhe nuk i lënë ato të shkarkojnë mallin.

Tregtarët kanë tentuar mëngjesin e sotëm të bllokojnë rrugën e të protestojnë, gjë që ka bërë të revoltohet policia dhe të dyja palët të përleshen me njëra-tjetrën.

Gjatë protestët ata i kanë bërë gjithashtu thirrje kryeministrit Rama dhe kreut të bashkisë Lulzim Basha të tërhiqen nga vendimi i tyre për tregun e ish-uzinës Dinamo.

Tregtarët kanë paralajmëruar se nëse për ta nuk gjehet një zgjidhje protesta e tyre do të vijojë përpara Kryeministrisë.

Tv Klan