Të paktën 9 persona, 6 prej tyre fëmijë, humbën jetën nga një stuhi e befasishme në Arizona, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata po notonin në lumë, kur shirat e rrëmbyeshëm provokuan fuqizimin e rrjedhës.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga lumi 4 persona të tjerë, të cilët u shoqëruan në spital.

Autoritetet thonë se ngjarja mund të kishte pasur bilanc më të rëndë, pasi në momentin e fryrjes së lumit në zonë ndodheshin rreth 100 persona.

/Tv Klan