Më shumë se 200 emigrantë, që lundronin në dy vraka të ndryshme në ujërat libiane, besohet se janë mbytur.

Lajmi u bë i ditur pasi dy nga emigrantët që kanë arritur të dalin gjallë nga uji në ishullin Lampeduza. Ata kanë folur me zyrtarë të zyrave të emigracionit, të cilët pasi dhanë njoftimin për mediat, thanë se deri tani asnjë trup nuk është gjetur.

Vetëm gjatë këtij viti, numërohen rreth 4000 emigrantë, të cilët kanë gjetur vdekjen në ujërat mesdhetare.

Tv Klan