refugjate

Qindra refugjatë dyshohet të kenë humbur jetën në një tjetër tragjedi në Mesdhe. Dy anije që transportonin refugjatë nga Libia u fundosën pranë brigjeve të qytetit Zuvara.

Anija e parë lundronte vetëm me 50 persona. Ndërsa e dyta ishte e tejmbushur me 400 refugjatë.

Reuters bën të ditur se anijet lëshuan sinjalin SOS dhe menjëherë u erdhën në ndihmë forcat detare libiane dhe ato europiane. Flitet deri më tani për 147 të shpëtuar, që u dërguan në spital.

Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se këtë vit, në Mesdhe janë mbytur mbi 2400 emigrantë në rrugëtimin e tyre drejt Europës. Mbi 100 mijë të tjerë ia kanë dalë, përmes detit të arrijnë në Itali.

Tv Klan