Një person është mbytur sot në Pishinën e Gërmisë, parkut më të madh në Prishtinë.

Klan Kosova raporton se 60-vjeçari me iniciale B.K. humbi jetën, ndërsa sipas dëshmitarëve ekipet e shpëtimit nuk ndërhynë në kohë.

Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, ndërsa Policia për momentin ka mbyllur pishinën.