Një emigrante që vrau foshnjen e saj, për të cilin prokurori tha se ishte fryt i një përdhunimi, është dënuar me tre vjet burg.

Foshnja e porsalindur u gjet e vdekur në një kazan plehrash nga dy punëtorë, në Tetor të vitit 2015, në një stacion autobusi në qytetin Suelfeld në Gjermani.

Nëna 23-vjeçare nga Eritrea u identifikua si Rozina G dhe u shpall fajtore dje nga një gjykatë, me akuzën për vrasje nga pakujdesia.

Prokurori i çështjes tha të hënën në gjyq, se 23 – vjeçarja nuk e ndihmoi fëmijën e saj menjëherë pas lindjes, ku gjendja e të porsalindurit do të ishte shumë delikate.

Sipas aktakuzës, fëmija vdiq mes 10 dhe 13 Tetorit 2015.

Një ekspert mjekësor deklaroi në gjykatë se foshnja lindi në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas lindjes, Rozina G e futi fëmijën në një çantë dhe e la atë në anë të rrugës.

Fëmija vdiq 30 minuta pas lindjes për shkak të hipotermisë dhe bllokimit të frymëmarrjes.

Çuditërisht, një grua tjetër që nuk e vuri re çantën e qeseve, e mori dhe e hodhi në koshin e mbeturinave pranë një stacioni autobuzi, që më pas u gjet më 15 Tetor.

Rozina G udhëtoi nga vendi i saj në Afrikë për në brigjet e Libisë, nga ku shpresonte të arrinte Evropën duke kaluar Mesdheun.

Sipas gjykatës, ajo u rrëmbye dhe u përdhunua nga shumë burra në një kamp refugjatësh, gjë që rezultoi në një shtatzëni të padëshiruar./tvklan.al