Një ditë pas dështimit të negociatave mes Bashës dhe Ramës, ka reaguar edhe zëvendës presidenti i  PPE-së, eurodeputeti David McAllister.

 Ai tha se kriza politike që ka përfshirë “vendin prej disa javësh rrezikon zgjedhjet e planifikuara të qershorit”

 “Dje negociova mes qeverisë dhe opozitës dhe për disa çështje pati shpresë”, tha McAllister në një postim në Facebook, duke shtuar se “çështja thelbësore e datës së zgjedhjeve dhe formimi i mundshëm i një qeverie teknike nuk pati konsensus.”

  Eurodeputeti tha se “tani është koha për të kapërcyer bllokimin politik.” /tvklan.al