McCain kritikon përpjekjet ruse për të ndërhyrë në Ballkan



Senatori amerikan John McCain përgëzoi Malin e Zi për anëtarësimin e pritshëm në NATO dhe kritikoi përpjekjet e dyshuara të Rusisë për të ndërhyrë në Ballkan.

Senatori McCain, ish- i burgosur lufte në Vietnam, është një ndër mbështetësit më të fortë të zgjerimit NATO-s në Evropë.

Ai tha të mërkurën në Mal të Zi se “sjellja nga ana e rusëve, në të gjithë rajonin dhe botën, nuk është e pranueshme.”

Senati e mbështeti pranimin e Malit të Zi në NATO muajin e kaluar, një mesazh ky se SHBA do t’u kundërvihen përpjekjeve të Rusisë për të rritur ndikimin në Evropë.

Presidenti Donald Trump e nënshkroi ratifikimin të martën.

Zoti McCain tha se sjellja e Rusisë kërkon solidaritetin dhe forcën e SHBA.

NATO-ja e ftoi Malin e Zi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake më 29 dhjetor 2015./VOA

Kategori
RajoniTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*






Emisione