Vetëm pak ditë na ndajnë nga vënia në skenë e një prej historive më të bukura të Krishtlindjes.

Bëhet fjalë për “Arrëthyesin”, një produksion teatror, me muzikë dhe balet, një premierë absolute shqiptare nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë.

Me Drejtore Artistike, Monika Lubonjën dhe regjisore Andia Xhunga, pas këngës “Eja me Mua” dhe videoklipit të saj, fëmijët këtë herë do të ngjiten në sallën e madhe të Universitetit të Arteve, për të vënë në skenë “Arrëthyesin”,

Mos e humbisin, në datat 20 dhe 21 Dhjetor, ora 18:00./tvklan.al