Kavaja do të shkojë në zgjedhje lokale në 7 Maj. Presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës, pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë KQZ, për ndërprerjen e mandatit të Kryebashkiakut Elvis Roshi pasi prekej nga ligji i Dekriminalizimit.

Por sapo Presidenti bëri publik dekretin, Partia Demokratike ka deklaruar se nuk hyn në zgjedhje në Kavajë, pa kushtet që mund t’i përcaktojë vetëm qeveria teknike.

Kryeministri Rama reagoi me një postim në rrjetet sociale, duke thënë se zgjedhjet do të bëhen.

Opozita kërcënon se nuk do të hyjë as në zgjedhjet e përgjithshme dhe Kavaja është testi i parë me të cilën do të përballet. Kryeministri Rama këmbëngul në zhvillimin e zgjedhje edhe pa opozitën, ndërsa aleati i tij Ilir Meta e quan këtë si qëndrim kategorik që mund të këtë pasoja katastrofike për vendin.

Tv Klan