Pranvera është stina e çiftëzimit për gjarpërinjtë në Australi dhe deri më tani të paktën dy familje në Queensland, u kanë shpëtuar atyre helmues, të cilët i kanë gjetur në vende aspak të këndshme.

Të mërkurën, shërbimi i kapjes së gjarpërinjve u telefonua nga një familje në Brisbane, ku një prej zvarranikëve më të rrezikshëm në botë ishte futur në dhomën e gjumit të një çifti.

Siç raporton britanikja “The Telegraph”, në kohën kur autoritetet mbërritën në shtëpinë e familjes, gjarpri kaf kishte hyrë në shtratin e çiftit, nën kuvertë.

Padyshim që ky nuk është vendi më i mirë për t’u përballur me një gjarpër helmues. Fatmirësisht e panë në kohë dhe nuk ishin në shtrat

“, tha eksperti Stewart Lalor, për mediat lokale.

Gjarpri kaf i lindjes renditet i dyti, si gjarpri më helmues në planet, pas Taipanit Inland, që gjithashtu gjendet në Australi.

Gjarpërinjtë kaf mund të rriten deri në 2 metra, dhe janë tepër të shpejtë dhe agresivë nëse kërcënohen./tvklan.al