Sipas shifrave të Ministrisë së Drejtësisë në Holandë rreth 170 persona janë përpjekur të kalojnë drejt Britanisë nga portet holandeze, nga Korriku deri në Shtator.

Kjo shifër është gjysma e totalit të tremujorit të mëparshëm dhe gjithashtu shënon numrin më të ulët prej dy viteve.

Deri më tani, brenda këtij viti 750 persona kanë tentuar të kalojnë nga portet holandeze drejt Britanisë. Shumica e tyre u kapën të fshehur në kamionë.

Autoritetet bëjnë të ditur se 7 në 10 persona të ndaluar ishin shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër afganë dhe vietnamezë.

Shumica e përpjekjeve për të kaluar kufirin kanë ndodhur në Hoek van Holland, ku çdo natë niset një traget drejt Newcastle.

Autoritetet holandeze thonë se është reduktuar numri i personave që tentojnë të kalojnë në mënyrë të jashtëligjshme kufirin për shkak se janë rritur kontrollet.

/tvklan.al