Angela 1Modelja e famshme shqiptare, Angela Martini ka vendosur që këtë verë t’i mbajë mediat rozë “nën kontroll” duke postuar vazhdimisht foto në rrjetet sociale nga pushimet e saj.

Pas ditëve të pushimeve në Ibiza, Shqipëri, Greqi, Turqi e Neë York bukuroshja Martini ka mbërritur në Canne, Francë.

Në fotot e postuara ajo ka treguar se pushimet e saj kanë pasur edhe praninë e njerëzve të njohur si Bleona Qerreti, por ajo që të bën përshtypje është se Angela nuk ka ndarë asnjë detaj tjetër gjatë ditëve në Canne.

Në fotot e postuara në llogarinë e saj në “Instagram” bukuroshja Martini tregon se është në shoqërinë e një femre, por mesa duket ka dashur të zbulojë vetëm këmbët e kësaj të fundit.

K. Petro