Presupozohej të ishte një ndërhyrje e thjeshtë, heqje të tumorit e më pas kirurgji plastike për të rivendosur në vend pjesën e hequr.

Por kur ky 71 – vjeçar u zgjua pas operacionit gjërat ishin shumë larg nga normalja, pasi kirurgët i kishin lënë një vrimë në vend të hundës.

Për të përditshmen britanike

“Mirror”, 

Edward Crook rrëfen se kur u fut në sallën e operacionit, në 2008 –ën, për të hequr një masë që kishte mbi buzë, kirurgët i thanë se pas kësaj do të merrnin një pjesë të vogël nga shpatulla e tij për të zëvendësuar atë që hoqën.

Atij iu tha se do të qëndronte vetëm pak ditë në spital. Por 71 – vjeçari u zgjua nga koma 2 muaj e gjysmë më vonë dhe si të mos mjaftonte kjo, ai kishte një vrimë në fytyrë.

ed2

Edward shprehet se operacioni e ka lënë atë invalid dhe se e ka thuajse të pamundur të dalë nga shtëpia për shkak të reagimeve të njerëzve dhe insiston se kjo ndërhyrje i ka shkatërruar jetën.

Pavarësisht lutjeve për t’iu nënshtruar një operacioni për rindërtimin e fytyrës, spitali në Manchester nuk i ka caktuar ende një datë./tvklan.al