Një 20 – vjeçar ka përfunduar në pranga në qytetin e Gjirokastrës, pasi u kap me 7.2 kilogramë kanabis në automjet.

Florian Spore, banues në këtë qytet kishte fshehur 12 pako me drogë në automjetin e tij “Benz”, me targa AA024HI.

Ai u ndalua teksa po tentonte të kalonte në pikën e Kufitare të Kakavijës, pasi efektivët e policisë ushtruan kontroll në mjetin e tij dhe zbuluan drogën/tvklan.al