Fermerët indianë në shtetin jugor Tamil Nadu po përballen me thatësira të jashtëzakonshme, çka ka detyruar fermerët të protestojnë në mënyra të çuditshme për “bukën e gojës”.

Javën e kaluar 65-vjeçari, Chinnagodangy Palanisamy, mbajti një mi të gjallë mes dhëmbëve për të tërhequr vëmendjen e qeverisë për gjendjen e fermerëve në shtetin e tij.

“Unë dhe fermerët e tjerë këtu po përpiqemi të dërgojmë mesazhin se do të detyrohemi të hamë minj nëse gjërat nuk përmirësohen”, tha ai, i cituar nga “BBC”

Ai ka jetuar në shtetin jugor të Tamil Nadusë për rreth 40 vite, por tani shteti që ishte një prej më të zhvilluarve është goditur nga thatësira të jashtëzakonshme.

Disa me minj në gojë, ndërsa fermerë të tjerë me kafka njerëzish në duar, që ata thonë u përkasin fermerëve të vdekur, përpiqen të tërheqin vëmendjen e qeverisë për të vepruar.

Ata kërkojnë pensione për fermerët e moshuar, grante për bujqësinë, çmime më të mira për prodhimet e tyre dhe lidhjen e lumenjve me njëri-tjetrin për të ujitur arat./tvklan.al