Një 31-vjeçar nga Kosova është arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare. Astrit Th. përdorte një pasaportë shqiptare të falsifikuar. Ai u deportua nga Zvicra për në vendin tonë pasi kishte shkelur afatin e qëndrimit në Shengen.

Gjatë kontrollit dhe marrjes në pyetje nga autoritetet kufitare të Rinasit, rezultoi se 31-vjeçari nga Gjakova përdorte një pasaportë false shqiptare në emër të një personi tjetër, por me fotografinë e tij.

Ai i tha policisë së pasaportën e falsifikuar biometrike e kishte marrë në vendin tonë në vitin 2011 kundrejt shumës së parave prej 2 mijë Euro.

Astrit Th. është gjithashtu person në kërkim nga Policia e Kosovës për vjedhje me dhunë, pasi është dënuar në mungesë me 4 vite e 6 muaj burg. Ai u transferua në doganën e Morinës dhe iu dorëzua autoriteteve kosovare.

/tvklan.al