Një 55 – vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Lushnjes për armëmbajtje pa leje.

Qamil Haxhiu, banues në lagjen “Loni Dhamo” të këtij qyteti u kap me një pistoletë me mulli “Zastava”.

Policia sqaron se arma iu gjet pas një kontrolli që iu bë në një ambient në administrim nga 55 – vjeçari në fshatin Plug të Lushnjes./tvklan.al