Mbi 1000 njerëz janë ndaluar në Turqi gjatë një jave operacionesh kundër disa grupeve të jashtëligjshme.

Autoritetet thanë sot se nga 6 Shkurti janë kryer 250 operacione në të gjithë vendin. 520 persona janë ndaluar për lidhje të dyshuara me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit PKK dhe prej tyre 26 janë arrestuar tashmë. Gjatë të njëjtës periudhë, 45 persona u ndaluan për lidhje të dyshuara me ISIS.

Ndërsa 792 është numri i të ndaluarve për dyshime se janë të lidhur me organizatën e klerikut Fetullah Gylen. Prej 792 të ndaluarve për lidhje me Gylen, 147 janë arrestuar. Operacionet e policisë janë zhvilluar edhe sot në Stamboll për të dyshuar për lidhje me PKK.

Policia kontrolloi njëkohësisht 104 banesa dhe ndaloi 70 persona, ndërsa janë në kërkim mbi 30 të tjerë. Policia thotë se kishte njoftime që PKK do kryente sulme të armatosura në Stamboll, ku do përdoreshuin bomba, madje dhe raketa.

Tv Klan