Një një raport të BE thuhet se më shumë se 1500 xhihadistë janë kthyer në Evropë gati për të sulmuar. Arsyeja e kthimit janë disa misione specifike që duhet të zënë vend nga ta, në shtetet evropiane.

Belgjika shprehu muajin e kaluar shqetësimin e saj në lidhje me numrin në rritje të xhihadistëve të kthyer në Evropë. Në raport shpjegoheshin 2 llojet e terroristëve të kthyer.

Më të rrezikshmit janë ata që vijnë me një mision specifik e më pas largohen sërish. Thuhet gjithashtu se madje edhe fëmijët e nënave evropiane të lindur në të ashtuquajturin kalifat, mund të shfaqin rrezik sepse mund të jenë radikalizuar.

Disa janë tashmë në burg e të tjerë enden të lirë. Shumica prej tyre janë në monitorim./tvklan.al