Duke filluar që nga muaji tjetër, Fly Emirates do të ofrojë kushte më të larta shërbimi në klasin e parë, duke krijuar disa ‘suita’ të cilat pritet të vlejnë 7,000 dollarë për udhëtim.  

Ata do të prezantojnë në avionët e tyre, Boeing 777, disa kabina të mbyllura.

Kabinat do të jenë të pajisura me Wi-Fi, dollap për të vendosur garderobën, ndriçim të specializuar dhe temperatura mund të rregullohet vetëm me shtypjen e një butoni.

Klientët mund të video-telefonojnë stafin për shërbime pa qenë nevoja për t’u larguar nga ‘suita’ e tyre, ndërsa nga ana tjetër, stafi mund t’u shërbejë klientëve nëpërmjet një dritareje speciale pa bezdisur pasagjerët.

Një zëdhënës i kompanisë ajrore u shpreh se kabinat janë frymëzuar nga lloji

S-Class

i

Mercedes-Benz

, ndërsa sediljet “zero-gravitet” janë krijuar me ndihmën e teknologjisë së NASA-s.

/tvklan.al