Lucca, është një pastor gjerman i mrekullueshëm, 12 vjeçar, që për 6 vite ka qënë një “gjahtar bombash” në marinën e SHBA-ve, në luftën në Irak dhe Afganistan.

E stërvitur të nuhasë municione dhe eksplozivë, në jo pak raste ajo i shpëtuar jetën ushtarëve amerikanë, në misione me rrezikshmëri të lartë, duke marrë pjesë në 400 patrullime.

Në misionin e saj të fundit në Mars të vitit 2012 në Irak , Lucca zbuloi një bombë 14-kilogramëshe në anë të rrugës. Ndërsa kërkonte për pajisje të tjera, një bombë e dytë shpërtheu dhe qeni humbi një nga këmbët e para dhe pësoi djegie të rënda në kraharor.

Pas kurimit nga mjekët veterinerë, ajo doli në pension.

Këto ditë pikërisht për kontributin e saj në mbrojte të sigurisë së ushtarakëve, Lucca-s i është dhënë “Dickin Medal”, që është medalja më e lartë honorifike britanike, e destinuar për kafshët që dallohen në luftës.

Kjo medalje është e barazvlefshme me medaljen më të lartë, “Ylli i Viktorias”, që u jepet ushtarëve britanikë në misionet ushtarake.

Sipas shtypit amerikan, gjatë shërbimit të Lucca-s për kërkimin e ekspolozivit, nuk ka patur asnjë viktimë mes ushtarakëve, për shkak të shpërthimeve të bombave.

Që prej viti 1943, kur kjo medalje është vendosur për merita të veçanta, atë e kanë fituar 31 qen, 32 pëllumba korrierë gjatë Luftës së Dytë Botëre, 3 kuaj dhe 1 mace./tvklan.al