kukesi legia

Ngjarja e ndodhur në stadiumin “Qemal Stafa”, ku moldavi Duda i Legias së Varshavës u qëllua me një send të fortë nga tifozët e partizanit, është përcjellë edhe nga mediat më të njohura në Europë.

Mediat vendase e cilësojnë si një skandal atë që ndodhi mbrëmë në Tiranë dhe thonë se UEFA ka nisur një hetim mbi këtë çështje. Televizioni publik polak TVP, sqaron se arbitri e ndaloi ndeshjen në pjesën e dytë, pasi futbollisti mik u godit me një gur të hedhur nga tribunat.

Në Itali, “Gazzetta dello Sport” thotë se ka qenë një natë e vështirë për futbollistin Duda, i goditur me gur gjatë ndeshjes. “Gazzetta” sqaron se lojtari e ka marrë veten pas ndihmës mjekësore.

“Sportmediaset” shkruan se ky episod e njollosi mbrëmjen. E përditshmja shton se Kukësi sipas të gjitha gjasave, do ta humbasë ndeshjen në tavolinë.

E përditshmja Serbe “Kurir” ka publikuar menjëherë episodin e minutës së 61’, duke e shoqëruar me titullin “ Shqiptarët vranë me gurë Polakët, tronditet një lojtar”. Më pas, ajo shton se  përplasjet mes dy tifozërive kanë nisur përpara ndeshjes, në rrugët e qytetit. Kurir e shoqëron lajmin edhe me disa foto nga tribuna.

Incidenti u pasqyrua edhe nga e përditshmja britanike “Daily Mail” dhe media të tjera britanike.

Tv Klan