Ashtu si fitorja, edhe humbja është e gjithë skuadrës, por 7 gola janë shumë në një ndeshje të vetme, aq shumë sa Etrit Berishës do t’i rëndojë gjatë në karrierën e tij në Serie A.

Për të lehtësuar peshën e përgjegjësisë së portierit të Kombëtares Shqiptare janë notat e ndeshjes që kanë vendosur mediat italiane të specializuara për sport.

Calciomercato

shkruan se fatkeqësisht, Berisha nuk mund të bëntë tjetër veç të asistonte në festivalin e golave të Inter pa patur përgjegjësi në veçanta duke bërë kështu përgjegjëse të gjithë skuadrën e Atalantas.

Eurosport

thotë se teksa çdo goditje në portë e Interit kthehet në gol, Berisha ka faj në mënyrë të qartë në golin e fundit.

Media të tjera e bëjnë përgjegjës portierin për pozicionim jo të mirë në goditjen e dënimit.

Deri para disa muajsh Etrit Berisha cilësohej si një nga portierët më të mirë të Serie A. Cilësitë e tij viheshin në dukje edhe nga paraqitja e mirë e Atalantas e cila arriti deri në vendin e 4 në renditje.

Tv Klan