Axhenda e vizitës së Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd më 10 nëntor ende nuk është përcaktuar saktësisht.

Siç raportojnë mediat e ndryshme serbe, janë në dyshim për t’u përfshirë në të 3 pika: biseda me Presidentin e vendit Tomisllav Nikoliç; ceremonia e dhënies së çelësit të Beogradit nga bashkiaku i kryeqytetit; si dhe ndalesa e Kryeministrit në Preshevë.

Mediat shkruajne se nëse vizita e Kryeministrit Rama do të ishte realizuar sipas parashikimit fillestar më 22 dhe 23 tetor, të trija këto pika të axhendës do të ishin realizuar normalisht.